338 gjoba për tejkalim të shpejtësisë brenda një dite

Maqedonia

338 gjoba për tejkalim të shpejtësisë brenda një dite

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (25 shtator 2021), kanë vazhduar me kontrollet e intensifikuara për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me një shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Nga MPB thonë se vetëm dje, në territorin e të gjithë vendit janë gjobitur 338 drejtues mjetesh.

“Prej tyre, 19 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe tre automjete lëviznin me shpejtësi mbi 70 km / orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 153 shoferë tejkaluan kufirin e shpejtësisë në vendbanime, ndërsa 185 jashtë vendbanimeve”.

“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ne u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat