Bekteshi: BDI fushatën për zgjedhjet lokale do të fillojë dhe përfundojë në Gostivar

Maqedonia

Bekteshi: BDI fushatën për zgjedhjet lokale do të fillojë dhe përfundojë në Gostivar

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:54
Kreshnik Bekteshi

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale më 17 tetor do ta fillojë dhe do ta përfundojë nga qyteti i Gostivarit.

Kreshnik Bekteshi në konferencë për shtyp sot tha se në zgjedhjet lokale BDI-ja do të marrë pjesë me 19 kandidatë për kryetar komune dhe 35 lista për këshilltarë dhe theksoi se pesë përbetimet që janë shtyllat e Platformës sonë, si: Agjenda e blertë, Agjenda digjitale, Agjenda e përfshirjes së qytetarëve Agjenda e derës së hapur dhe Agjenda Zero Toleranca.

Bashkimi Demokratik për Integrim iu bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në të zhvillojnë fushatë të qetë dhe demokratike.

“Sharjet dhe ofendimet të mos jenë pjesë e fushatës të pjesëmarrësve në këto zgjedhje. Por, fushata të zhvillohet në frymën demokratike dhe respektit të ndërsjellë sepse vetëm në këtë mënyrë do të tregojmë pjekuri politike dhe do të dëshmojmë standard evropian”, theksoi Bekteshi.

BDI-ja fushatën për zgjedhjet lokale 2021 e nis ditën e hënë pikërisht nga Gostivari sepse e kanë dëgjuar zërin e qytetarëve të Gostivarit të cilët zëshëm kërkojnë ndryshim në administratën komunale dhe ç’lirim nga qentë endacak, kazinotë, tymi i Rusinos, trafiku i rënduar, mungesa e parkingjeve.

“Fushatën për zgjedhjet lokale e përfundojmë gjithashtu në Gostivar për t’ju thënë qytetarëve të Gostivarit se jemi me ju ne betejën për ta çliruar qytetin nga administrimi i paaftë i Taravarit dhe OBRM-PDUKM-së”, tha Bekteshi në konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat