ASH: Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore

Maqedonia

ASH: Asistenti i Jankullovskës nuk mund të hetojë parregullsitë zgjedhore

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Pas emërimit të Xhelal Bajrami kryetar i Komisionit për ndjekjen e parregullsive zgjedhore në RMV, vjen reagimi nga koalicioni Aleanca për Shqiptartë – AlterNativa, përcjell Zhurnal.mk

Sipas tyre regjimi LSDM-BDI edhe një herë po dëshmon se do të bëjë çdo gjë për të penguar zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike.

“Prokuroria ka themeluar komision të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, të udhëhequr nga ish Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Xhelal Bajrami, i cili u bë i famshëm si asistenti i Jankollovskës në montimin e rastit Monstra.

Të gjithë ishim dëshmitarë se si janë zgjedhur gjykatësit dhe prokurorët në kohën e “tefterëve” të Jankullovskës.

Emërtimi i një kuadri kryekëput partiak në krye të komisionit që duhet të jetë i pavarur, flet më së miri për vullnetin e regjimit hibrid për manipulimin e zgjedhjeve.

U bëjmë me dije se do të ndjekim në çdo hap, çdo mashtrim dhe çdo tentativë për të vjedhur zgjedhjet nga ana e tyre, ndërsa fjalën kryesore do ta kenë qytetarët të cilët me dalje masive dhe shfrytëzimin e së drejtës së votës do të pamundësojnë çdo manipulim të regjimit. -thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.”, thuhet në reagimin ASH-AA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat