Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Maqedonia

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 22:11
Ilustrim

Në Shkup ka më së shumti, ndërsa në Dojran rastet më pak aktive me coronavirus. Në Shkup ka mbi 5.629, ndërsa Dojrani vetëm një rast aktiv me coronavirus.

Në Kumanovë ka 941 raste aktive me coronavirus, pason Tetova me 932, Ohri-515, Gostivari-482.

Më pak raste aktive ka në Dojran-1, Pehçeva-4, Demir Kapia-7.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 1,279,154 teste për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 189.999, numri i pacientëve të shëruar është 171.375, numri i të vdekurve është 6.607, ndërsa numri i rasteve aktive është 12.017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat