Ditët e fundit të Regjistrimit të Popullsisë, Enti njoftoi që në disa rajone tashmë ka mbaruar procesi

Maqedonia

Ditët e fundit të Regjistrimit të Popullsisë, Enti njoftoi që në disa rajone tashmë ka mbaruar procesi

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:06
Ilustrim

Enti Shtetëror i Statistikave dy ditë para mbylljes së procesit të Regjistrimit të popullsisë ka sqaruar që ky proces në disa rajone tashmë ka përfunduar, ndërsa në tjerat kemi rritje të intensitetit.

“Në tri ditët e fundit nga Regjistrimi i popullsisë, shtëpive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, aktivitetet e regjistrimit në terren po realizohen pa ndërprerë dhe në rajone e caktuara të regjistrimit me intensitet të zmadhuar”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke vlerësuar që po punohet me të gjitha kapacitet në kuadër të afateve të parapara në Ligjin për Regjistrim.

Në disa zona urbane intensiteti tashmë është rritur, duke përfshirë regjistruar shtesë për të regjistruar çdo shtëpi, që të mos ngelet askush pa regjistruar.

“Rajonet më të vogla të regjistrimit nëpër shtet tashmë kanë mbaruar me regjistrimin e popullsisë dhe po bëhen kontrollet përfundimtare”, sqarojnë nga Enti.

Ndryshe, deri dje në orën 20:00, në territorin e vendit janë regjistruar 1.695.549 persona, 526.605 familje dhe 752.916 banesa. Në mënyrë shtesë, përmes aplikacionit për vetë-regjistrim të diasporës, deri mëngjesin e sotëm në orën 7:30, u vetë-regjistruan 199.819 persona që ndodhen jashtë vendit.

Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave në vend është drejt përfundimit. Përveç ditës së sotme, regjistruesit dhe qytetarët kanë edhe 29 dhe 30 shtatorin për ta përfunduar detyrimin e regjistrimit.

Përveç faktit që qytetarët mund të regjistrohen në shtëpitë e tyre, për ata persona që për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të takohen me regjistruesit, Enti Shtetëror i Statistikave hapi pika në komuna, ku qytetarët mund të shkojnë për t’u regjistruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat