Varhelyi në Shkup, takon kryeministrin Zaev

Maqedonia

Varhelyi në Shkup, takon kryeministrin Zaev

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:27
Pamje nga takimi

Vizita e komisionarit të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë Oliver Varhelyi sot në Shkup po kalon në gjysmëheshtje nga autoritetet, larg mediave dhe pa njoftime zyrtare rreth aktiviteteve.

Eurokomisionari ka takuar kryeministrin Zoran Zaev .

Po ashtu, ai pritet të takojë edhe presidentin Stevo Pendarovski, kreun e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kreun e opozitës Hristian Mickoski.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani për “Slloboden Peçat” njoftoi se vizita e Varhelyit në Shkup është e lidhur me vizitën që kishte ditë më parë me autoritetet në Sofje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat