Administrata në Maqedoni të premten do të punojë deri në ora 16:00

Maqedonia

Administrata në Maqedoni të premten do të punojë deri në ora 16:00

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Në vend të 40 orëve, administrata duhet të punojë 36 orë në javë ose 8 orë nga e hëna në të enjte dhe vetëm 4 orë të premten. Kjo parashikohet në Ligjin e ri për shërbyesit Administrativ, i cili tani është në një version draft, i publikuar në ENER, ndërsa i përgatitur nga Ministria për Shërbime Informatike dhe Administratë.

“Puna me orar të plotë e stafit administrativ është 36 orë në javë, domethënë tetë orë në ditë nga e hëna në të enjte dhe 4 orë në ditë të premten, përveç nëse parashikohet ndryshe me ligj dhe / ose marrëveshje kolektive”, tha një nga nenet e ligji.

Orar jo i plotë i punës në shërbimet administrative do të vlerësohet puna më pak se 36 orë në javë, dhe do të ushtrohet në përputhje me ligjin, thuhet në ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat