Talat Xhaferi: Punojmë në përmirësimin e transparencës së Kuvendit

Maqedonia

Talat Xhaferi: Punojmë në përmirësimin e transparencës së Kuvendit

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 23:04
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në uebinarin e sotëm me temë: “Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve dhe gazetarëve për llogaridhënie dhe transparencë më të madhe” ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës, përfaqësues të SHGM-së dhe organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare ka folur për bashkëpunimin mes Shtëpisë ligjvënëse dhe gazetarëve dhe si të përmirësohet e njëjta.

“Këtë uebinar e shoh në një mënyrë edhe si vazhdim të diskutimit pas takimit tonë të punës në korrik që e patëm me ju gazetarë të nderuar, për koordinimin e politikave dhe reformave mediatike dhe besoj se ky është një tregues i qartë për dispozicionin dhe vullnetin tim për bashkëpunim, gjithsesi edhe të kolegëve deputetë, dhe në fakt të Kuvendit”, tha Xhaferi duke shtuar se qëndrimi i përbashkët i kryesisë është që Kuvendi të jetë gjithmonë i hapur dhe në dispozicion për gazetarët.

Vërtetues i këtij prononcimi, tha ai është edhe vetë analiza dhe prononcimet e kolegëve tuaj gazetarë të cilët nuk kanë vërejtje në atë pjesë, përveç mundet në pjesën se brifingjet duhet të caktohen edhe jashtë atij cikli, respektivisht, kur shfaqet ndonjë çështje e cila nxit interes të madh te qytetarët.

“Unë jam i vetëdijshëm se detyra juaj është të siguroni informatë të cilën do e transmetonit sa më shpejt që mundet te qytetarët, te lexuesit. Me këtë rast, informata duhet të jetë e besueshme, e konfirmuar nga burime zyrtare, e mbështetur, gjegjësisht me prononcime të marra nga të gjitha palët e përfshira për çështje të caktuar. E tani, unë si kryetar i Kuvendit, mund të shpreh qëndrimin tim dhe e dini se e bëj këtë, por, nuk mundem, as që guxoj të ndikoj mbi kolegët tjerë deputetë në drejtim të asaj se si do të veprojnë ato”, ka thënë Xhaferi.

Nuk dua të ndërhyj, shton ai, në atë nëse çdo deputet guxon ose po nuk guxon të shprehë qëndrimin për çështje të caktuar, kjo është punë individuale e çdo grupi parlamentar, edhe pse, sipas mendimit tim, me vetë atë që kemi marrë legjitimitet nga qytetarët për ti përfaqësuar në Kuvend, e drejta demokratike, integriteti personal, të menduarit, në fund të fundit, edhe ideologjia që e mbrojmë, duhet të jenë të mjaftueshme që të mund të shprehim qëndrim.

“Shumë është e rëndësishme të kuptohet se deputetët janë po ashtu njerëz të rëndomtë jeta e të cilëve për një çast bëhet publike dhe është e kuptueshme se jo secili menjëherë gjendet në atë rol, sidomos në pjesën e komunikimit me gazetarët, mediumet. Është fakt se me ndihmën e donatorëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë organizohen punëtori të ndryshme në të cilat punohet në paraqitjen e tyre publike dhe komunikimin, mirëpo, jo më pak i rëndësishëm është edhe roli i gazetarit në këtë bashkëveprim”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat