Memishi: Në agjendën e BDI-së lexojmë për pastërti, por nga ana tjetër po ngulfatemi nga mbeturinat

Maqedonia

Memishi: Në agjendën e BDI-së lexojmë për pastërti, por nga ana tjetër po ngulfatemi nga mbeturinat

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 06:29
Daut Memishi

Kandidati i Lëvizjes Besa në komunën e Tearcës, Daut Memishi gjatë debatit “Gara për komunën e Tearcës”, ka folur për projektet që do t’i realizojë gjatë mandatit katër vjeçar nëse merr besimin nga populli.

Memishi theksoi hapja e Njësisë rajonale të bujqësisë në këtë komunë do të jetë një nga premtimet e para që do të realizohet gjatë mandatit të tij, kërkesë që vjen nga nevoja e banorëve të kësaj komune.

“Prioritetet tjera që i kemi në komunën e Tearcës është që t’i kushtojmë rëndësi të veçantë ekologjisë dhe pastërtisë vendit, pasi që vijmë nga një vend me keqardhje e themi, po ngulfatemi nga mbeturinat, pothuajse në çdo lagje e mos të flasim për deponitë e egra që ekzistojnë. Edhe për këtë do të kemi një qasje të veçantë, në bashkëpunim me të gjithë qytetarët, normalisht duke ndihmuar edhe ni si institucion-komuna çdo hapësirë të gjelbërojë dhe të jetë e pastër. Në agjendën e BDI-së shohim që flitet për pastërti, mirëpo është e kundërta e asaj që është në terren dhe që e shohim në çdo vendbanim”, ka deklaruar Memishi.

Memishi ka folur edhe për mungesën e deponisë dhe funksionimin e rregullt. Ai thotë se kemi ardhur në një situatë sa që njerëzit nuk dijnë kah të lëvizin prej mbeturinave.

Pas 20 vitesh BDI garon me agjendën e gjelbër dhe çdoherë i ka pastruar rrugët që të duket mirë para qytetarëve, mirëpo këtë herë çudi nuk e ka bërë një gjë të tillë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat