Rinistët e Aleancës për Shqiptarët mbushin gropat e rrugëve të Tetovës me lule

Maqedonia

Rinistët e Aleancës për Shqiptarët mbushin gropat e rrugëve të Tetovës me lule

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 19:27
Rinistët e Aleancës për Shqiptarët mbushin gropat e rrugëve të Tetovës me lule

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët gjatë ditës së sotme kishin aksion nëpër rrugët e Tetovës.

Ata shtojnë se me këtë aksion kanë mbulur disa gripe të rrugëve të Tetovës duke vendosur lule, ndërsa ky gjest, siç thonë nga ASH, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

Me këtë aktivitet FRASH i përcjell mesazh edhe Kryetares së Komunës së Tetovës dhe kandidate për Kryetare të Komunës së Tetovës, Zonjës Teuta Arifi për gropat e thella në rrugët e qytetit në të cilat mund të mbjellen edhe lule.

Ky aksion nga FRASH vjen për të ironizuar edhe me agjendën e gjelbër të BDI-së të cilët e proklamojnë si agjendë për zgjedhjet lokale, ndërsa qytetarët në të gjitha komunat janë dëshmitarë se si kanë menaxhuar Kryetarët e Komunave të BDI duke i lënë rrugët me mbeturina, me gropa dhe pa asnjë sipërfaqe të gjelbëruar dhe park për fëmijët”, thonë nga ASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat