Ministri Osmani nga Gjermania fillon turne intensiv diplomatik

Maqedonia

Ministri Osmani nga Gjermania fillon turne intensiv diplomatik

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:08
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga nesër fillon një turne të ri diplomatik, duke përshkuar metropole të rëndësishme: Berlin, Varshavë dhe Bled (Slloveni), për takime bilaterale dhe ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Siç njofton MPJ-ja, nga dita e nesërme, Osmani do të jetë në vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të ketë takime me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hejko Mas, si dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Mihael Roth.

Qëllimi i vizitës është vazhdimi i dialogut të lartë politik me Gjermaninë, por edhe riafirmimi i pozicioneve gjermane lidhur me dosjen tonë evropiane, veçanërisht në vigjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Slloveni.

Nga Berlini, Osmani do të shkojë në Poloni, ku do të marrë pjesë në “Forumin e Sigurisë në Varshavë”.

Në Varshavë, Osmani do të takohet me homologun e tij polak, ministrin, Zbignie Rau, por edhe me Ministrin e Jashtëm finlandez, Peka Havisto dhe me përfaqësues të tjerë të rëndësishëm politikë, aktivë në fushën e sigurisë dhe marrëdhënieve transatlantike.

Të mërkurën, Osmani do t’i bashkohet delegacionit shtetëror, të kryesuar nga Kryeministri, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Kranjës, Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat