Për 73 për qind është zvogëluar numri i viktimave në aksidentet e komunikacionit në shtator 2021

Maqedonia

Për 73 për qind është zvogëluar numri i viktimave në aksidentet e komunikacionit në shtator 2021

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se për 73 për qind është zvogëluar numri i viktimave në aksidentet e komunikacioni në shtator të vitit 2021.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se në shtator të vitit 2021 ka pasur katër viktima në aksidente, ndërsa në shtatorin e vitit 2020 ka pasur 15.

Sipas zëdhënëses së Këshillit Republikan për Siguri në Rrugë, Gordana Kozhuvarovska, fushatat që kanë zbatuar bashkërisht me MPB-në kanë dhënë rezultate.

“Përfundoi fushata e verës ‘Vozit i pushuar” që u realuzyan nga KRSRR dhe MPB. Kjo fushatë kontribuoi në zvogëlimin e numrit të aksidenteve dhe viktimave në këto aksidente. Në shtator 2021 ka psaur katër viktima, ndërsa vitin e kaluar 15. Jemi të kënaqur për shkak se është ulur numri i aksidenteve dhe është viktimave”, tha Kozhuvarovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat