Regjistrohen 399 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, humbin jetën 17 pacientë

Maqedonia

Regjistrohen 399 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, humbin jetën 17 pacientë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 3.374 testime, në 24 orët e fundit janë regjistruar 399 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 197 janë në Shkup, Kumanovë 49, Tetovv 15, Koçani 14, Manastir 13, Kavadar 11, Veles dhe Kriva Pallankë 10, Strumicë 8, Shtip, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Kratovë 6, Resnjë, Radovish, Probishtip dhe Vallandovë 5, Prilep 4, Gostivar, Ohër, Bogdanci dhe Makedonski Brod 3, Negotinë, Sveti Nikole dhe Vinicë 2 dhe nga 1 në Strugë, Dibër, Berovë, Makedonski Brod, Demir Hisar dhe Pehçevë.

ISHP regjistroi mbi 1.300 të shëruar dhe kanë humbur jetën edhe 17 pacientë, ndërsa prej tyre tetë janë nga Shkupi, 4 nga Kumanova dhe nga 1 në Ohër, Radovish, Strumicë, Manastir dhe Gostivar.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 193.052 pacientë, ndërsa prej tyre kanë humbur jetën 6.740 persona dhe 175.496 persona janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat