Mickoski: Asnjëherë nuk do të pranoj se vdekja e 14 personave është nga kablloja

Maqedonia

Mickoski: Asnjëherë nuk do të pranoj se vdekja e 14 personave është nga kablloja

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 20:04
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se si njeri asnjëherë nuk do të pranojë se vdekja e 14 personave në Tetovë ka mund të ndodhë nga një kabllo ose nga mbushësi i telefonit.

“Kush ka lejuar një instalim të tillë në spital dhe mospasje të pajisje të pajisjeve. Kush ka lejuar boca të rrezikshme me kislorod në spital të pasiguruar? Kush ka lejuar familjarë të pacientëve dhe civilë tjerë në spital”, tha Mickoski.

Ai tha se ministri dhe zëvednësministri kanë përgjegjësi për jetën e pacientëve.

“Tregoni publikisht se Zaev dhe Ahmeti bashkërisht, si në tenderët tjerë, janë dakorduar që askush të mos mbajë përgjegjësi”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat