43 vjeçari nga Kërçova e mbyt ariun me veturë

Maqedonia

43 vjeçari nga Kërçova e mbyt ariun me veturë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 14:15
Foto

Një burrë 43 vjeçar nga Kërçova e ka mbytur me veturë një ari.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në autostradën Shkup-Tetovë, raporton Alsat-M.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i sektorit i Punëve të Brendshme Marjan Josifoski.

Josifoski tha se nuk raportohet për ndonjë të lënduar nga ky aksident.

“Sonte rreth orës 02:20 të mëngjesit, në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të vendit të quajtur “Karpallak”, një automjet “Skoda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 43-vjeçari F.O. nga Kërçova ka goditur dhe ka vrarë një ari. Nuk ka persona të lënduar nga aksidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat