Zjarri djeg të gjallë një banorë të këtij fshati

Maqedonia

Zjarri djeg të gjallë një banorë të këtij fshati

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Dje rreth orës 09.00 në Stacionin Policor të Probishtipit është raportuar se në zonën e fshatit Kundino, Probishtip, në vendin e quajtur “Bella Voda”, ka rënë zjarr dhe është djegur një pyll me bar të ulët dhe i thatë, tha Ministria e Brendshme.

Në orën 15:00 zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Probishtipi.

Rreth orës 22:50 në vendin e cekur, gjendet i vdekur D.G. (82) nga Probishtipi. Ai është gjetur në kopshtin e tij me djegie të dukshme në trup.

Inspektimi është kryer nga një ekip i Stacionit Policor të Probishtipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat