RMV do të hap konsullatë në Zurich të Zvicrës

Maqedonia

RMV do të hap konsullatë në Zurich të Zvicrës

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani sot në konferencë për media, bëri të ditur se Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të hapë konsullatë edhe në Cyrih të Zvicrës.

“Ajo çfarë është me rëndësi se në Cyrih po hapim konsullatën e re për të parën herë, dhe dhjetëra mijëra njerëz tanë të diasporës të cilët tani janë të detyruar për të udhëtuar me kilometra deri në Bern për të marrë shërbimet e tyre, tani do të kenë njësinë e vet konsullore për të marrë shërbimet e tyre”, tha ministri Bujar Osmani.

Ai gjithashtu foli edhe për kontestin me Bullgarinë, ndërsa shtoi se sukseset diplomatike nuk janë garë në 100 metra, por janë maratonë.

Osmani shton se bisedimet me Bullgarinë do të vazhdojnë për t’i tejkaluar dallimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat