Ramadani: Me BDI infrastrukturë monderne për çdo vendbanim 

Maqedonia

Ramadani: Me BDI infrastrukturë monderne për çdo vendbanim 

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 16:09
Gazmend Ramadani

"Zhvillimi Urban, Infrastruktura dhe cilësia në shërbimet komunale si një nga pesë shtyllat e Programit Zgjedhor për Gostivarin që duam, zë vend të rëndësishë në zotim tonë para qytetarëve të Gostivarit për realizim në mandatin e ardhshëm katërvjeçar", tha në konferencën për shtyp Gazmend Ramadani kandidat për këshilltar në listën e BDI dhe Iniciativës për Gostivarin që dua.

Në konferencën dedikuar zhvillimit urban, infrastrukturës dhe cilësisë në shërbimet komunale, Ramadani tha që infrastrukturë monderne për çdo vendbanim, rrjeti rrugor dhe zhvillimi urban Parkingjet Komunikacioni dhe transporti publik, eikasiteti energjetik, transparenca komunale, modernizimi i Ndërmarrjeve Publike dhe Shërbimit të zjarrëfikësave, ujësjellësi dhe kanalizimet në çdo vendbanim ku mungon,  hapësira të gjelbëra, deponia Rusino si dhe menaxhimi me qentë e pastrehë do të mbeten prioritet  në punën tonë në mandatin qeverisës 2021 – 2025.

"Krahas angazhimit permanent në realizimin e pikave të lartëpërmendura, si projekte kapitale do të përmendnim: ndërtimi i urës së katërt mbi lumin Vardar dhe rrugët lidhëse, depërtimi i Bulevarit Vëllezërit  Gjinoski, qarkore dhe dy hyrje dalje të qytetit, caktimi i zonës së lirë ekonomike (në afërsi të Koridorit 8), garazhe në kate në katër lokacione të qytetit,  themelimi dhe Organizimi i Transport publik urban, projektimi dhe ndërtimi i shtigjeve për bicikleta si dhe efikasitet energjetik duke përfshi banesat kolektive, shkollat dhe objektet administrative", shtoi Ramadani.

Duke folur për transparencën komunale, Ramadani vuri në dijeni që kjo fushë është një element kyç i ndërtimit të besimit të qytetarëve kundrejt institucioneve.

"Angazhimi për transparencë i tregon qytetarëve se Komuna dhe zyrtarët e saj nuk kanë asgjë për të fshehur. Ka një sërë mënyrash për të treguar këtë përkushtim; ndërsa ne në mandatin e ardhshëm 2021 - 2025 do të instalojmë këtë sistem për të bërë institucionin e Komunës së Gostivarit më transparent dhe të besueshëm për çdo qytetar. Po ashtu, Ndërmarrjet publike komunale janë me rëndësi të veçantë për përditshmërinë e secilit qytetar, modernizimi i tyre do të rrisë efektivitetin dhe efikasitetin në shërbim të qytetarëve", tha Ramadani.

Sipas tij, ndryshimet klimatike kanë ndikim të ngushtë në jetën e qytetarve me çka programi parasheh rikultivimin,  zmadhimin dhe rehabilitimin e sipërfaqeve të degraduara gjelbëruese.

"Komuna e Gostivarit disponon dy parqe të mëdha si dhe shtatë sipërfaqe gjelbëruese rreth e përqark banesave kolektive. Me këtë program, gjatë mandatit katërvjeçar parashikojmë rregullimin e të gjitha sipërfaqeve të gjelbërta brenda qytetit. Andaj Zgjidh Jetë, Voto Blertë", përfundoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat