Shilegov: Shkupjanet do të kenë parkun argëtues më të madh në rajon

Maqedonia

Shilegov: Shkupjanet do të kenë parkun argëtues më të madh në rajon

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 18:40
Petre Shilegov

Kandidati i LSDM-së për mandatin e dytë për qytetin e Shkupit Petre Shilegov sot në konferencën për shtyp e prezantoi parkun argëtues të ri, që ndodhet në vendin e parkut Luna dhe ndërtimi i së cilës nuk do të ketë implikime buxhetore mbi qytetin e Shkupit.

Një vit e gjysmë pas vendimit të Këshillit për të anuluar ndërtimin e parkut, sot Shilegov paralajmëroi se ndërtimi i tij do të filloj në fund të këtij viti.

“Për parkun argëtues ka përfunduar projekti, është siguruar buxheti, plani adekuat për furnizime publike dhe lokacioni për ndërtim”, informon Shilegov.

Tenderi, siç tha ai, do të shpallet pas zgjedhjeve ndërsa parku duhet të përfundoj në verë të vitit 2023, pra për 18 muaj.

Me këtë, sipas Shilegovit, Shkupi bëhet qendër turistike rajonale, ndërsa paralajmëroi se në vendin e barakave të tanishme, ngase është në vijim procedura për blerje të shtëpisë së re të qytetit, do të ndërtohet parking i madh dhe hyrje në parkun e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat