Policia e RMV-së kap falsifikues të parave, sekuestrohen gati një milionë euro

Maqedonia

Policia e RMV-së kap falsifikues të parave, sekuestrohen gati një milionë euro

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Policia i arrestoi dy falsifikues nga Kameruni të cilët kanë tentuar t’i fusin thuajse një milion euro të falsifikuara në aeroportin e Shkupit, mëson AIM nga burime të organeve të hetuesisë.

Sipas të njëjtave burime, ata në Shkup kanë ardhur nga Milano.

Nga MPB e konfirmojnë arrestimin e falsifikuesve gjegjësisht se Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz është duke punuar në rastin në koordinim me Prokurorinë Publike.

Ndërsa informacion detajues paralajmërojnë për nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat