Shilegov: Kopshti zoologjik i Shkupit po bëhet atraksion turistik rajonal

Maqedonia

Shilegov: Kopshti zoologjik i Shkupit po bëhet atraksion turistik rajonal

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga LSDM-ja dhe kryetari aktual, Petre Shilegov sot vlerësoi se Kopshti zoologjik i Shkupit po bëhet atraksion turistik rajonal.

Dino parku, flamingot, pinguinët dhe elefantët, si pjesë e ofertës së re të ZOO Shkup, siç thuhet, drejtpërdrejtë kanë kontribuar për interesin e rritur për vizita, që mesatarisht është rritur në mbi 30.000 vizita në javë.

“Dino parku i ri, i cili shtrihet në sipërfaqe prej 2.000 metrave katrorë, është park tematik me karakter zbavitës-edukativ, i cili ofron zbavitje dhe edukim për të gjitha moshat, e më së shumti për popullatën më të re”, tha Shilegov.

Pinguinariumi është ndërtuar me standarde botërore dhe me kushte ideale për jetesë të pinguinëve. Është i përbërë me pishinë të brendshme, pishinë të jashtme prej 180 m2, pjesë nëntokësore me filtra dhe pompa për ujë, si dhe teracë prej 120m2.

Oferta në ZOO Shkup, tha Shilegov, është pasuruar edhe me elefantët belgë Dunja dhe Daela, për të cilët ëshët ndërtuar vendbanim i ri, me pjesë të hapur dhe të mbyllur.

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat