Rritja e çmimeve, është e pashmangshme

Maqedonia

Rritja e çmimeve, është e pashmangshme

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike por edhe të produkteve ushqimore është një trend në suaza globale dhe ky trend do të jetë I pashmangshëm edhe për vendin tonë, vlerëson profesori universitar Sami Bislimi. Kjo për shkak të rritjes së ekspanzionit në shtetet e zhvilluara.

Kur shuma e parave në qarkullim është rritur aq shumë, barazpesha mes kërkesës dhe ofertës arrin në nivel më të lartë të çmimeve dhe kjo është më se e pritur. Stabiliteti i përgjithshëm i çmimeve do të mundësohet vetëm atëherë kur do të arrihet te barazpesha mes fondeve blerëse dhe fondeve të stoqeve” – u shpreh profesori universitar, Sami Bislimi.

Bislimi më tej vlerëson se veprimi për të kontrolluar çmimet nga ana e qeverisë në bazë të Ligjit për tregti për shitje me shumicë dhe pakicë, është një hap i gabuar.

Nëse ndërmarrin masa të tilla, atëherë nuk ekziston tregu i lirë, nuk ekziston liri e ndërveprimit në treg, kur shteti dikton çmimin. Çmimet i dikton tregu, e tregu I dikton varësisht prej kërkesës dhe ofertës. Resurset që nevojiten për prodhimin e një produkti në tregun e vendit dhe në tregun global janë në rritje e sipër. Rritjen e çmimeve të energjisë si do ta kompensojnë kompanitë me ngrirje të çmimeve, është e pamundur” – deklaroi Sami Bislimi.

Bislimi thotë se një zgjidhje do të jetë që qeveria të ndrëpret harxhimet e panevojshme që aktualisht i bën dhe gjithë ato mjete ti adreson në projekte sociale në mënyrë që të ndihmohet popullata e shtresës së ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat