"Vetëm 4 orë të premten për administratën publike është e pasqyruar edhe në BE"

Maqedonia

"Vetëm 4 orë të premten për administratën publike është e pasqyruar edhe në BE"

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:11
Jeton Shaqiri

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri thotë se administrata publike meriton që të premten të punojë katër orë duke thënë se kjo ide është e pasqyruar edhe në Bashkimin Evropian.

Ministri Shaqiri në emisionin “25 minuta” në TV24 në pyetjen nëse administrata në vendet e BE-së është joefikase, e korruptuar dhe e partizuar tha “Mendoj se edhe ju do të pajtoheni se tregues për rezultatet e punës nuk janë orët e punës”.

Në pyetjen pse administrata shtetërore duhet të jetë e privilegjuar, Shaqiri tha se sipas analizave të vendeve evropiane, një situatë e tillë është normale.

“Ky propozim ligj është vendosur në ENER. Komentet e qytetarëve do të vërtetojnë se cili është mendimi rreth kësaj situate që ne e arsyetojmë”, tha ministri Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat