Pavarësisht paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, bie interesimi për ngrohje me dru

Maqedonia

Pavarësisht paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, bie interesimi për ngrohje me dru

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Pavarësisht paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike, një pjesë e qytetarëve mbeten të vendosur që edhe këtë dimër të ngrohen me rrymë ose peleta.

“Nëse rryma do të shtrenjtohet më shumë a mendoni të ngroheni me diçka tjetër?

Tani për tani jo. Ngrohja qendrore është e mirë por duhet ta paguash gjithë vitin. Akoma pa filluar sezoni i ngrohjes i paguajmë faturat 2.300 denarë”

“Ngrohem me peleta, shumë jam i kënaqur, e ngroh gjithë katin prej 100 m2. Me 500 euro, dimrin e kaloj mirë dhe ngrohtë. Kur vjen koha e sezonit të ngrohjes është pak më shtrenjtë, por kur i blejmë më herët zakonisht janë më lirë. Nëse nuk bëhesh gati me kohë do të paguash më shtrenjtë”

“Ngrohemi me dru dhe peleta”

“Ishim të lidhur me ngrohtoren Shkup- Veri por u shtrenjtua shumë dhe e ndërpremë, tash jemi vetëm me rrymë. Kohë të gjatë nuk jemi në shtëpi, atëherë kur jemi na përshtatet me rrymë. Sa harxhojmë aq paguajmë

Gjatë ditës Alsat vizitoi disa depo për shitje të druve. Nuk takuam asnjë blerës të interesuar për dru. Të vetmit që takuam këtu ishin dy të punësuar duke prerë dru. Pronari i depos tha se vitet e fundit ka rënë dukshëm interesimi i qytetarëve për dru, duke shtuar se në depo ka dru të pa shitur që para tre vjetësh. Ndërkohë, qytetarët që ngrohen me dru theksuan se një ngrohje e tillë është më e shtrenjtë.

“Ngrohja me dru është më e shtrenjtë por me dru ngrohesh më shumë me rrymë më pak. Sa dru harxhoni në dimër? 10 metër. A i keni siguruar? Po, po”.

“A keni siguruar dru për sivjet? Po, i kemi siguruar, mirë është. Sa harxhoni? Diku 10 metër? Me çfarë çmimi i keni marrë? Këtë vit i kemi marrë nga 40 euro”

Këtë vit, çmimi i druve shitet nga 2.400 deri në 3.000 denarë për metër kub, varësisht llojit të drurit. Të dhënat e fundit të publikuara nga Enti për Statistikë për vitin 2019, tregojnë se 49.18 % e popullatës ngrohen me dru, 31.30 % me rrymë, 10.2% e popullatës janë të lidhur me ngrohjen qendrore ndërkohë që 8.49 % e qytetarëve ngrohen me peleta ose briketa. Pjesa e mbetur e popullatës ngrohet me gaz ose qymyr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat