Në Maqedoni sot 111 raste të reja me COVID-19

Maqedonia

Në Maqedoni sot 111 raste të reja me COVID-19

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 13:24
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsejtë 1529 teste, prej të cilave 111 kanë rezultuar pozitiv

Prej rasteve të reja numri më i madh janë regjistruar në Shkup – 83, Kumanovë-1, Tetovë-2, Prilep-6, Gostivar-1, Manastir-2, Kriva Pallankë-2, Veles-5, Kavadar -4, nga 1 rast në Shtip, Strumicë, Gjevgjeli dhe Negotinë.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 15 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa janë paraqitur edhe tre pacientë të tjerë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 09.09.2021 deri 11.09.2021.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 165 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 195.002, prej të cilëve 181.196 janë shëruar, ndërsa 6.849 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 6.957

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat