8 mijë e 200 nxënës do të testohen për CoVID-19

Maqedonia

8 mijë e 200 nxënës do të testohen për CoVID-19

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Nesër pritet të nisë testimi për COVID-19 i 8 mijë e 200 nxënësve nga shkollat ​​fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut.

Testimi do të bëhet rastësisht nga regjistri i ditarit elektronik dhe me patjetër duhet pëlqimi i prindërve.

Skriningu është planifikuar të zgjasë pesë ditë ndërsa çdo ditë do të testohen rreth 1 mijë e 600 fëmijë në shkolla nga ekipet mobile.

Testimi në shkollat ​​e mesme dhe fillore, siç shpjegojnë autoritetet, po zhvillohet për të marrë informacion në lidhje me transmetimin e mundshëm të virusit korona në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat