RMV larg imunitetit kolektiv ndaj Covid-19

Maqedonia

RMV larg imunitetit kolektiv ndaj Covid-19

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Maqedonia larg imunitetit kolektiv. Derisa vendi ka filluar të aplikojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, shumë qytetarë ende nuk e kanë pranuar dozën e parë. Që nga muajit shkurt (17.02.2021), që shënon fillimin e procesit të vaksinimit e deri më tash, me dy doza janë imunizuar vetëm 35% e popullatës së përgjithshme.

“38% e gjithë popullatës në vendin tonë është vaksinuar, ndërkaq 35% e popullatës vendore ka pranuar të dy dozat. Përkthyer në numra, deri më tash me një dozë janë vaksinuar rreth 800.000 qytetarë ndërkaq të rivaksinuar rreth 750.000. Dozën e tretë deri më tash e kanë marrë rreth 800 qytetarë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Që nga dominimi i llojit “Dellta” pragu i arritjes së imunitetit kolektiv është zhvendosur nga 60 në 85% me përfshirjen edhe të adoleshentëve. Përpara llojit “dellta”, ministri i Shëndetësisë Venko Filipce parashikoi arritjen e imunitetit kolektiv pas muajve të verës, por kjo nuk ndodhi. Një parashikim tjetër i të parit të shëndetësisë pas variantit “dellta” ishte që deri në muajin gusht të jetë e imunizuar të paktën çereku i popullatës.

“Besoj se deri në fund të verës do të arrihet përqindja për të cilën mund të themi se është arritje e imunitetit kolektiv”, tha Venko Filipçe.

Për momentin dinamika ditore e pranimit të dozës së parë në përgjithësi sillet rreth 1000 të vaksinuar në ditë. Nëse vazhdon tempo e njëjte të paktën deri në fund të muajit nëntor, përqindja do të arrinte në 37,5 ndërkaq nëse ky rritëm ndiqet edhe gjatë një periudhe të gjatë në të ardhmen, arritja e 85% qytetarë të vaksinuar do të ishte e pamundur të arrihet edhe gjatë vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat