Të sëmurit me COVID-19 të mos mjekohen në shtëpi pa dokument nga mjeku amë

Maqedonia

Të sëmurit me COVID-19 të mos mjekohen në shtëpi pa dokument nga mjeku amë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar (ISHSHS) ka bërë thirrje që qytetarët që janë pozitiv me COVID-19, të mos pranojnë mjekim në kushte shtëpie, nëse për këtë nuk prononcohet mjeku amë dhe detyrimisht të kërkojnë dokument të shkruar për terapi dhe mënyrën e mjekimit.

Drejtoresha e inspektoratit Irina Buhova thotë se apelin e dërgojnë me qëllim që t’i mbrojnë qytetarët dhe shëndetin e tyre.

Nga Inspektorati njoftojnë se kanë marrë njoftim nga një punonjës shëndetësor për një person të vdekur të infektuar me COVID-19, i cili pas diagnozës së konfirmuar nga mjeku amë, pas 14 ditëve nga infeksioni, ka ardhur në kovid-qendrën, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe ka vdekur vetëm disa orë pas pranimit.

“Të afërm të personit të vdekur, kanë të dhënë informacion se tashmë personi i vdekur është mjekuar shtatë ditë në kushte shtëpie me terapi serumi dhe i kanë theksuar emrat e njëjtë të ilaçeve që i janë dhënë, ndërsa të njëjtat i ka theksuar në letrën me shkrim dhe punonjësi shëndetësor, i cili e ka kryer pranimin e pacientit ku ka vdekur”.

“Sipas të gjitha rregulloreve ligjore, inspektorët nga ISHSHI, menjëherë pas ankesës së punonjësit shëndetësor, dolën në terren dhe konstatuan se mjeku i familjes i përshkruante pacientit vetëm terapi me antibiotikë, pacienti më pas nuk kërkoi asnjëherë ekzaminim ose këshillë nga mjeku i familjes dhe se nuk dihet kush, i dha terapi tani të ndjerit dhe nuk la asnjë dokument apo raport të shkruar. Për këto arsye, ISHSHI e raportoi rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e Institutit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat