BDI: Struga si perlë turistike vazhdon zhvillimin me Agjendën e blertë

Maqedonia

BDI: Struga si perlë turistike vazhdon zhvillimin me Agjendën e blertë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:39
Arbëresha Vlashi

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka prezantuar Platformën zgjedhor për Komunën e Strugës. Bartësja e listës së këshilltarëve nga radhët e BDI-së, Arbëresha Vlashi sot prezantoi projektet që janë pjesë e programit zgjedhor të BDI-së, përkatësisht kandidatit të saj, Ramiz Merko.

Ajo tha se Platforma zgjedhor është përpiluar në frymën e agjendës së blertë për jetë cilësore dhe në përputhje me kërkesat e qytetarëve të Strugës.
Ndryshe, sonte në ora 18:00 do të mbajë Tubim zgjedhor në Komunën e Strugës.

Po ua sjellim fjalimin e plotë të press konferencës:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Sot prezantojmë para jush Programin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Strugës, që është bazuar në Agjendën e blertë dhe pesë përbetimet tona për këto zgjedhje. Agjenda e blertë nënkupton jetë, por njëkohësisht nënkupton edhe infrastrukturë moderne rrugore, energji të pastërt dhe të lirë për të gjithë qytetarët duke krijuar vende të qëndrueshme të punës për ti dhënë shtytje ekonomisë tonë.
Ju drejtohemi sërish pas një mandati të mbushur plotë me arritje dhe suksese. Bashkërisht, në vitin 2017 nisëm një epokë të re për Strugën, të mbushur me energji, për sukses dhe ndryshim.
Ndërsa, i gjithë mandati i ri do të fokusohet në Agjendën e blertë.
Të nderuar,
Arsimi është elementi kryesor për jetën sociale dhe ekonomike të shoqërisë. Forca e arsimit cilësor jep rezultate në dy nivele: në nivel të zhvillimit personal të qytetarit dhe në nivel të zhvillimi të shoqërisë.
Rinia dhe organizatat rinore janë pjesë integrale shumë e rëndësishme e shoqërisë tonë. Ata janë lokomotiva që do tërheqin shoqërinë, qytetin dhe vendin tone drejtë sukseseve të reja në të ardhmen.

Potenciali turistik i Strugës është i pakontestueshëm. Kemi punuar fuqishëm në rritjen e kapaciteteve turistike të Strugës dhe në zgjerimin e ofertës turistike të Strugës.

Një nga përgjegjësitë tona kryesore si qeverisje lokale është ajo e zhvillimit ekonomik. Struga është një perlë turistike dhe përkujdesi ndaj ambientit jetësor është një prioritet për ne si administratë dhe për çdo qytetar të sajin.

Struga dhe diaspora janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Kontributi i diasporës është i pakontestueshëm dhe i pa disktueshëm. Shoqatat tona të diasporës në Europë, Amerikë, Australi dhe më gjërë janë tejet të organizuara dhe me kontributin e tyre kanë ndikim direkt në zhvillimin e ngjarjeve në qytetin e Strugës.

Të nderuar,

Në vazhdim ju prezantoj vetëm disa nga projektet në vendbanimet e Strugës të cilat parashihen të realizohen gjatë mandatit të ri 4 vjeçar.

Në Frëngovë do të ndërtojmë rrjetin e kanalizimit dhe do ndërtojmë e zgjerojmë rrugën dytësore brenda fshatit.

Në Ladorishtë do të ndërtojmë rrjetin e kanalizimit, zgjerim të revevuarit për ujë të pijshëm, dhe ndërtimi i rrugëve dytësore.

Në Teferiç do ndërtojmë rrjetin e kanalizimit dhe ndërtimin e rrugëve dytësore.
Në Shum do ndërtojmë fushë sporti, zgjerim i rrugëve dhe rrjet kanalizimi.
Në Zagraçan do ndërtojmë dhe zgjerojmë rrugët dhe rrjetin e kanalizimit.
Në Belicë të Poshtme do ndërtojmë rrjetin e ujësjellësit, rregullim të kanalit dhe ndërtim e zgjerim
të rrugëve.
Në Radozhdë do ndërtojmë rrjetin e kanalimit dhe lidhje me kolektorin si dhe ndërtim e zgjerim të
rrugëve.
Në Vranisht do ndërtojmë kënd të lojërave për fëmijë, kanalizim dhe rrugë të reja.
Në Llozhan do ndërtojmë rrjet të kanalizimit dhe zgjerim të rrugëve.
Në Oktis do ndërtojmë fushë sporti, rrugë të reja si dhe rrugën drejtë Podgorcës dhe Belicës.
Në Podgorcë do ndërtojmë rrugën drejtë Labunishtit, sallë sprotive si dhe rrugën qendrore.
Në Llabunisht ndërtojmë rrjet të kanalizimit, rrugë të reja, kënd për fëmijë dhe rrugën për në
Borovec.
Në Veleshtë ndërtojmë revervuarin dhe rrjetin e ujësjellësit, rrjet të kanalizimit, kënd lojrash, sallë
sportive etj.
Në Dobovjan ndërtojmë dhe zgjerojmë rrugët, rrjet të kanalizimit, rregullim të shtratit të lumit,
korsi për këmbësor dhe biçikleta.
Në Misleshovë zgjerojmë rrugët dhe ndërtojmë rrugën që lidh Bogovic-Brçev-Poum…
Në Belicë e Epërme ndërtojmë rezervualin për ujë, zgjerim të rrugëve dhe rrugët Gurore-Vishnjë dhe Belic e Epërme-Vevçan.
Në Dollogozhdë ndërtojmë sallë sportive, rrjet kanalizimi, zgjerim i rrugëve dhe rezervuar të ujit.
Në Koroshishtë ndërtojmë rrjet të kanalizimit, rrugën drejtë Volinës.
Në Livadhi ndërtojmë rrjet të ujësjellësit, zgjerim të rrugëve, kënd lojrash dhe rrugën që lidh me autostradën.
Në Bixhovë ndërtojmë rrugën dytësore dhe rrjetin e kanalizimit.
Në Morovishtë ndërtojmë rrugët, rrjetin e kanalizimit.
Në Drasllavicë ndërtojmë qendër sportive dhe rekreacion dhe zgjerojmë rrugët.
Në Mali Vllai ndërtojmë rrugën në hyrje të fshatit.
Në Zbrazhd – Pirisovjan – Llukov – Borovec – Jabllanic -Nerez – Piskupshtin – Drenok, do të
ndërtojmë infrastrukturë moderne që do të bëj lidhjen e këtyre vendbanimeve.

Të dashur qytetar,
Vota është e shenjtë dhe ajo duhet të i besohet të ardhmes që garanton një jetë me cilësore për të gjithë qytetarët.
Rrugët tona i kemi zgjedhur gjithëmonë bashkë. Sot po zgjedhim të blertën, zgjedhim jetën sepse kjo është e ardhmja për ne dhe brezat që vijnë.
Vepro drejtë, voto blertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat