Gashi: Besoni koalicionit tonë – nëse ju zhgënjejmë, mos na votoni më!

Maqedonia

Gashi: Besoni koalicionit tonë – nëse ju zhgënjejmë, mos na votoni më!

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 20:46
Afrim Gashi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte pjesë e tubimit qendror të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët në Komunën e Dibrës.

Në fjalën e tij, para dibranëve, kryetari Gashi foli për rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit, duke thënë:

“Provuam me një subjekt politik, na dështoi puna. Na besoni një herë. Na besoni një herë në këto zgjedhje e ta shohim pas 4 viteve. Nëse zhgënjeheni, mos na votoni më asnjëherë. Por, kësaj here ju lutem votojeni këtë koalicion të bashkuar shqiptar. Hajdeni të bëhemi bashkë.

Ne u bëmë bashkë dhe po ju presim edhe juve të bëheni bashkë që ta dëshmojmë fuqinë bashkë, që t’i fitojmë komunat shqiptare. Kështu do ta bëjmë edhe qeverinë shumë shpejt dhe jam i bindur se pastaj ndryshimi i madh te shqiptarët do të vijë”, përfundoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat