Do të shpërblehen tre fotografitë më të mira të refugjatëve në Maqedoni

Maqedonia

Do të shpërblehen tre fotografitë më të mira të refugjatëve në Maqedoni

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 11:40
Ilustrim

Tre fotografitë më të mira të vitit 2015, që kanë për temë refugjatët që kanë kaluar nëpër Maqedoni, gjatë tentimit për të ikur nga tmerret e luftës, do të shpërblehen më 18 nëntor.

Shpërblimet do të jepen nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit që u kushtohet fotoreporterëve të Maqedonisë, ndërkaq mbështetet nga ambasada e SHBA-ve në Shkup, në bashkëpunim me Zyrën e UNHCR-së dhe Shoqatës maqedonase për juristë të rinj.

Gjithashtu do të ekpozohen 50 fotografitë më të mira të mbi 20 fotoreporterëve të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat