Maqedoni, subvencione për kultivuesit e frutave nga java e ardhshme

Maqedonia

Maqedoni, subvencione për kultivuesit e frutave nga java e ardhshme

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 13:59
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë ka njoftuar sot se janë hartuar vendimet për pagesën e 544 kultivuesve të frutave në vlerë prej 28 milionë denarëve. Prodhuesit do t'i marrin paratë në fillim të javës së ardhshme.

“I informojmë edhe bujqit tjerë se përveç për pemëtari, janë hartuar edhe vendime për pagesë të subvencioneve për vreshtari dhe për dëmet nga moti i keq në komunën e Gazi Babës. Pagesa edhe e këtyre subvencioneve do të jetë në fillim të javës së ardhshme", kumtoi pasdite MBPEU.

Ministria thekson se është koshiente për gjendjen në të cilën ndodhen kultivuesit e frutave nga rajoni i Prespës dhe se për shkak të kësaj bëhet orvatje që t'u dilet në ndihmë bujqve dhe kërkesave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat