Borisov: Marrëveshja për fqinjësi të mirë, Maqedonisë menjëherë ia hap rrugën për në NATO

Maqedonia

Borisov: Marrëveshja për fqinjësi të mirë, Maqedonisë menjëherë ia hap rrugën për në NATO

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 14:34
Bojko Borisov

Marrëveshja për fqinjësi të mirë Maqedonisë i jep perspektivë evropiane dhe menjëherë ia hap rrugën për anëtarësim në NATO, deklaroi kryemistri bullgar, Bojko Borisov, në Kongresin e studentëve demokrat evropian në Varna.

“Gjatë krizës politike, pata takim me kolegun tim Nikolla Gruevski, me Zoran Zaevin dhe presidentin Gjorge Ivanov. Shpresoj se si në Parlamentin tonë, ashtu edhe në Shkup njëzëri do të miratohet teksti i marrëveshjes. Teksti është i pranueshëm veçanërisht për Komisionin Evropian dhe ambasadat e SHBA-ve në Shkup dhe Sofje, gjë që i jep perspektivë evropiane Maqedonisë dhe menjëherë ia hap rrugën për në NATO”, tha Borisov.

Ai shtoi se gjatë takimit me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras, ka thënë se kjo marrëveshje nuk është kundër asnjë shteti.

“Kjo është vetëm marrëveshje për fqinjësi të mirë mes dy shteteve. Jam i bindur se një ditë Maqedoni do të emërojë ndonjë rrugë ose bulevard me emrin e Zhelju Zhelevit, i cili ndër të parët pranoi Maqedoninë”, tha Borisov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat