Marko Zvërlevski “do të mbijetojë” edhe gjatë zgjedhjeve lokale?!

Maqedonia

Marko Zvërlevski “do të mbijetojë” edhe gjatë zgjedhjeve lokale?!

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 18:32
Marko Zvërlevski

Nuk përjashtohet mundësia që Marko Zvërlevski të vazhdojë të jetë në krye të Prokurorisë Publike edhe gjatë kohës së zgjedhjeve lokale. Për momentin prioritet për Kuvendin, sipas Talat Xhaferit është rebalanci i buxhetit, i cili do të gjendet në seancë plenare ditën e hënë ose të martën.

Sipas paralajmërimeve të Xhaferit, zgjedhjet lokale do të nënshkruhen më 6 gusht, ndërsa më 8 gusht deputetë do të shkojnë në pushim vjetor.

“Buxheti për momentin është prioritet. Ka afate të cilat duhet të respektohen, ndërsa diskutimi duhet të përfundojë para fillimit të gushtit. Seancat planifikohen në koordinim me deputetët. Përderisa ka vullnet të punohet gjatë kohës së pushimit, do të punojmë”, deklaroi Xhaferi.

Kushti i OBRM-PDUKM-së që të mos pengojë shkarkimin e Zvërlevskit është të thirret seancë urgjente për diskutim për marrëveshjen me Bullgarinë, thonë burime të shumicës parlamentare për mediat në maqedoni.

Procedura për shkarkimin e Zvërlevskit është në proces gati tre muaj. Pasi propozimi qeveritar erdhi në Kuvend, deputetët e OBRM-PDUKM-së të ndarë në 10 grupe, përmes taktikave të kërkimit të pauzave dhe replikave maratonike, e shtyjnë votimin për shkarkimin e kryeprokurorit.

Zvërlevski kishte mundësi të mbajë fjalim në Kuvend, ku tha se ai asnjëherë nuk ka punuar sipas urdhërave partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat