OBRM-PDUKM-ja akuzon Mila Carovskan për shkurtim të parave për kopshtet e fëmijëve

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja akuzon Mila Carovskan për shkurtim të parave për kopshtet e fëmijëve

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 18:45
Mila Carovska

OBRM-PDUKM-ja akuzon ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, se shkurton para nga buxheti për kopshtet e fëmijëve dhe me këtë ka goditur interesat e familjeve. Irena Popova nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp tha se paaftësia e LSDM-së në mënyrë të pamenduar po godet interesat e familjes.

“Me rebalancin e buxhetiti, ministrja e papërgjegjshme Mila Carovska ka shkurtuar 5.600.000 denarë të cilat ishin të dedikuara për ndërtim dhe rregullim të kopshteve për fëmijë”, tha Popova.

Ajo shtoi se në këtë mënyrë Carovska po imponon kaos dhe paqartësi tek familjet, të cilat sipas saj nuk do të dijnë nëse në komunat e tyre a do të ketë kopshte të reja.

“Fakt është se me fondet e shkurtuar të parapara për hapjen e kopshtet në vitin 2017, nuk do të hapen asnjë pasi nuk ka para. Këto 5.600.000 denarë që shkurtoi LSDM-ja kanë qenë të mjaftueshme për hapjen e pesë ose gjashtë kopshteve të vogla”, përfundoi Popova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat