Gjendja e pacientëve tjerë të infektuar në Simnicë është stabile

Maqedonia

Gjendja e pacientëve tjerë të infektuar në Simnicë është stabile

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 20:16
Arben Taravari

Gjendja e shtatë pacientëve tjerë të infektuar në fshatin Simnicë në Gostivar, të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, është stabile. Mjekët thonë se ata do të vazhdojnë të mjekohen edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe se nuk ka nevojë për panikë.

Partia opozitare edhe gjatë ditës së sotme kërkoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, të cilin e fajësojnë për atë që ndodhi në Simnicë të Gostivarit.

Taravari përmes rrjeteve sociale ju është përgjigjur partisë opozitare, duke thënë se situata është nën kontrollë dhe se gjendja e të hospitalizuarve është stbile.

Ndryshe, disa ditë më parë dy persona nga fshati Simnicë (babë e bir), ndërruan jetë si pasojë e helmimeve që kishin marrë nga një virus, i cili pas analizave u vërtetua se bartet për minjve dhe brejtësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat