Lëvizja Besa dhe LR-PDSH ja çka thonë për kandidatët për kryetarë komunash

Maqedonia

Lëvizja Besa dhe LR-PDSH ja çka thonë për kandidatët për kryetarë komunash

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 20:48
Lëvizja Besa dhe LR-PDSH

Partitë politike shqiptare ende nuk kanë zgjedhur kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale. Nga Lëvizja Besa thonë  se analizat, bisedimet dhe kalkulimet do të bëhen në periudhën në vazhdim, dhe më pas do të dilet me emra konkret.

“Lëvizja Besa është në konsultim me të gjithë strukturat e saj, këshillat vendor dhe lokal gjithandej Maqedonisë për emra të mundshëm për kryetar komunash. Deri tani nuk kemi ndonjë emër konkret, por opinioni do të jetë i njoftuar me kohë edhe për kandidatin e mundshëm por edhe me ekspertët të cilët do ti qëndrojnë prapa kryetarit të komunës gjatë asaj fushate. Të gjitha emrat dhe lajmet që qarkullojnë në opinion dhe portale të ndryshme janë dashakeqe dhe tendencioze dhe me siguri burojnë nga oponentët tanë politik të cilët i ka kapur frika se do ti humbin komunat e tyre”, ka deklaruar për televizionin Shenja, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes Besa, Faton Fazliu.

LR PDSH poashtu nuk ka ende listë emrash, por thonë se shqyrtimet do të bëhen këto ditë dhe vendimi do të merret nga kryesia qendrore. Pas kësaj emrat do të bëhen publik.

“Jemi në fazën përfundimtare të riorganizimit të partisë, i cila është zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas kësaj do të fillojmë me përgatitjet për zgjedhjet lokale. Mund të themi se do garojmë në të gjitha komunat edhe atë me emra eminent të shoqërisë tonë”, deklaruan nga LR PDSH.
Nga BDI ende nuk ka përgjigje nëse kanë zgjedhur emrat e anëtarëve që do të dalin në garë për kryetarë komunash.

Zgjedhjet lokale, sipas marrëveshjes paraprake mes partive politike, duhet të mbahen më 15 tetor. Rrethi i dytë, në komunat ku do të ketë nevojë, do të zhvillohet më 29 tetor. Zgjedhjet do të shpallen nga kryetari i Kuvendit më së voni më 6 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat