MPB shkatërroi letërnjoftimet që janë nxjerrë për t’u keqpërdorur në zgjedhje

Maqedonia

MPB shkatërroi letërnjoftimet që janë nxjerrë për t’u keqpërdorur në zgjedhje

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 21:05
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shkatërruar letërnjoftimet e personave, për të cilat është vërtetuar se janë keqpërdorur për votim në zgjedhjet e kaluara. Gjithashtu janë shkatërruar edhe dokumentet tek të cilat janë detektuar mangësi të tjera gjatë dhënies së dokumenteve personale.

Ministri shpjegoi se për pastrimin e plotë të listës zgjedhore do të duhet të kërkohet zgjidhje sistematike të lidhjes së institucioneve me qëllim të eliminimit të faktorit njerëzor në menaxhimin e këtyre dokumenteve.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, përsëriti se punon për zgjidhjen e tillë. Ai potencoi se saktësia e këtyre të dhënave varet nga saktësia e të dhënave që posedon MPB-ja, Drejtoria për menaxhimin e evidencave, Regjistri i rrugëve, Kadastra dhe gjykatat.

Në përditësimin e fundit, numri i votuesve në listën zgjedhore ka qenë 1.820.000 votues dhe ky pritet të jetë numri përfundimtar për zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat