Grujovski dhe Boshkovski tre ditë me radhë në arrati

Maqedonia

Grujovski dhe Boshkovski tre ditë me radhë në arrati

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 21:49
Ilustrim

Ish shefi i drejtorisë së pestë të DSK-së, Goran Grujovski, dhe bashkëpunëtori i tij Nikolla Boshkovski tashmë tre ditë janë në arrati. Policia e Maqedonisë po kërkon çdo vend të mundshëm që mund ta kishin shfrytëzuar për strehim, ndërsa Interpoli është angazhuar t’i kërkojë ata jashtë kufijve.

Në vendimin e saj Gjykata e Lartë shpjegoi mundësitë që ai të arratiset pasi është vërejtur se ai udhëton shpesh dhe se ende është i punësuar në MPB. Për më tepër, është shpjeguar se ka lidhje të mira me personat e punësuar në këtë drejtori që ende ka gjasa t’i ndihmojnë dhe t’ia zbatojnë urdhrat.

Gjykata dhe Prokuroria Speciale frikësoheshin edhe nga ndikimi tek dëshmitarët shkaku i fletores që ia kishin gjetur në shtëpi, e ku shkruanin çdo aktivitet rreth Prokurorisë.

Ish-funksionarët e DSK-së janë të akuzuar në rastin “Target” dhe “Fortesa” për përgjimin masiv të qytetarëve ilegalisht dhe për shkatërrimin e pajisjeve dhe dokumentacionit ku figuronin këto aktivitete të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat