Në Shtip dhe Veles prezantim i pajisjes së ushtrive të SHBA-së dhe ARM-së

Maqedonia

Në Shtip dhe Veles prezantim i pajisjes së ushtrive të SHBA-së dhe ARM-së

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 11:51
Ilustrim

Prezantim i pajisjeve të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe Armatës së SHBA-së në Evropë, që është pjesë e stërvitjes së përbashkët ushtarake “Dragoon Guardian 17”, do të mbahet sot para gjimnazit “Koço Racin” në Veles dhe në stadiumin e qytetit në Shtip.

Krahas prezantimit të një pjese të automjeteve ushtarake dhe pajisjes së Armatës së SHBA-së në dhe ARM-së, do të mbahet sesion fitnesi, garë për më të rinjtë – rrugicë me pengesa.

Në Shtip do të mbahet edhe ndeshje miqësore në futboll ndërmjet ekipeve të ARM-së dhe Armatës së SHBA-ve.

Në prezantimin e sotëm nga ARM në Veles do të merr pjesë komandanti i komandës për trajnim dhe doktrina, Ljubenço Petrovski, ndërsa në Shtip komandanti i batalionit të dytë të mekanizuar këmbësorik, Goran Petrushevski.

Stërvitja e përbashkët e ARM-së dhe Forcave të SHBA-së “Dragoon Guardian 17” e cila mbahet deri më 10 gusht, ka për qëllim forcimin e procedurave operative standarde të njësive nga përbërja e ARM-së dhe përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat