Poposki: Maqedonia duhet të jetë nikoqire e mirë e Bojko Borisovit

Maqedonia

Poposki: Maqedonia duhet të jetë nikoqire e mirë e Bojko Borisovit

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 12:37
Nikolla Poposki

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, në një intervistë për Press24, për herë të parë ka zbuluar se si kanë rrjedhur bisedimet me Bullgarinë për tekstin e Marrëveshjes.

Poposki tha se pozicionet e palës së Maqedonisë kanë qenë që të arrihet barazi dhe reciprocitet në gjitha pikat e marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në nivel të grupeve të punës, teksti e mori formën që ka tani. Për çdo pikë ka pasur variante të Maqedonisë dhe Bullgarisë, të cilat dallonin. Në fund ideja ishte që këto dallime të arrihen me kompromis ose të largohen krejt”, ka thënë Poposki.

Ai më tej shtoi se insistimi i Bullgarisë për komisionet historile në marrëveshje, ka për qëllim që ajo të sigurojë hapësirë për bllokada të ardhshme Maqedonisë gjatë anëtarësimeve në BE dhe NATO.

Ish-shefi i diplomacisë pavarësisht të gjithave, mendon se Maqedonia duhet të tregojë se është fqinj i mirë dhe vizita e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, më 1 dhe 2 gusht duhet të kalojë pa asnjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat