Stojanovski: PSP-ja ma para të qytetarëve punëson aktivist partiak të LSDM-së

Maqedonia

Stojanovski: PSP-ja ma para të qytetarëve punëson aktivist partiak të LSDM-së

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 12:43
Bojan Stojanovski

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj heshtjes së PSP-së rreth shpalljes së fundit ku kërkohen 30 punësime të reja nga ky institucion.

Nga kjo parti thonë se PSP-ja me buxhetin vjetor prej katër milionë eurove, ka pasuruar eksponentët partiak të LSDM-së, fëmijët e tyre dhe të afërmit tjerë.

“Me këto para mbulohen punësimet e Bernisa Rahiq, vajzës së Esad Rahiq – ish funksionarë i LSDM, Katerina Rambabovas – vajza e kandidatit për deputet nga radhët e LSDM, Mile Trajkovskit – këshilltar nga radhët e LSDM në Komunën e Kriva Pallankës, Gjorgji Kamçev – i cili ka marrë pjesë aktivisht në protestat e “Revolucionit Laraman”, tha në konferencë për shtyp Bojan Stojanovski.

Ai shtoi se është e qartë se PSP-ja me para të qytetarëve planifikon të punësojë persona partiak, duke thënë se nuk do të habiten nëse në të ardhmen paraqiten ndonjë aktivist për të realizuar vullnetin e Zaevit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat