Do të ketë përgjegjësi për policët që përdorën forcë ndaj demonstruesve të "Së Majtës"

Maqedonia

Do të ketë përgjegjësi për policët që përdorën forcë ndaj demonstruesve të "Së Majtës"

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 13:34
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij të facebook-ut shkroi se në mënyrë të detajuar do të shqyrtohet rasti me arrestimin e anëtarëve të së majtës, për të cilët konfirmoi se vetëm janë legjitimuar.

“Në lidhje më publikimet në mediet sociale për arrestimin e personave që protestuan, dua të informoj se nuk ka pasur rast të arrestimit. Personat kanë qenë të legjitimuar. Njëkohësisht t’ju informoj se do të kontrollohen të gjitha informatat për përdorimin eventual të forcës ndaj qytetarëve të cilët kanë protestuar. Në mënyrë te detajuar do të testohet rasti dhe të ketë informatë përkatëse për opinionin”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij të faceboo-ut pas reagimeve në opinion rreth lajmit se katër anëtarë të së majtës janë arrestuar nga policia sepse kanë protestuar kundër ushtrisë amerikane.

“Pres përgjegjësi nga shërbimi policor që pabazë aplikoi forcë, si dhe atij që dha urdhër për arrestim. Nëse ajo nuk do jetë rezultat i hetimit të Sektorit të kontrollit të brendshëm dhe standardeve profesionale, atëherë mund të kërkojnë përgjegjësi politike. Më parë partia paralajmëroi se e majta njoftoi se policia e ndihmuar nga ARM-ja me forcë i ka mbajtur protestuesit dhe i ka penguar që lirisht të lëvizin gjatë kohës së prezantimit të pajisjes ushtarake të SHBA-së dhe të ARM-së. Protestuesit mbanin panarta ku shkruante “Kundër luftës së përfitimeve!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat