Intensitet i lartë i komunikacionit jashtë mjediseve urbane në Maqedoni

Maqedonia

Intensitet i lartë i komunikacionit jashtë mjediseve urbane në Maqedoni

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 13:54
Ilustrim

Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore është shtuar jashtë mjediseve urbane.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë kumtoi se në vendkalimet kufitare ka frekuentim të shtuar të automjeteve, por nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kudjesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më i madh nevojitet nëpër gryka malore, ku është e mundur dukuria e shembjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat