Struga dhe Ohri pa staf të mjaftueshëm hotelierik, punësojnë të huaj

Maqedonia

Struga dhe Ohri pa staf të mjaftueshëm hotelierik, punësojnë të huaj

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 20:25
Struga

Persona nga Shqipëria punojnë në Strugë si kamerierë, banakiere apo kuzhinierë nëpër objekte hotelierike. Mungesa e stafit adekuat hotelierik përmbushet dhe me njerëz nga qytete të tjera të Maqedonisë të cilët vijnë gjatë sezonit turistik veror. Për këtë fenomen hotelierët flasin rrallë.

Një pjesë e hotelierëve thonë se njëra nga arsyet për këtë situatë janë pagat e ulëta, si dhe largimi i shumë të rinjve për të punuar në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore.

Nga policia e Ohrit për Alsat bëjnë të ditur se në tre muajt e fundit janë realizuar pesë kontrolle veprimi nëpër objekte hotelierike. Gjithsej 24 shtetasve të Shqipërisë që kanë punuar këtu, u është shqiptuar ndalesë për hyrje në Maqedoni, sepse janë kapur pa qëndrim të rregulluar me ligj dhe kanë hyrë jozyrtarisht në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat