Shkarkimi i Zvërlesvskit në Kuvend, pas miratimit të buxhetit

Maqedonia

Shkarkimi i Zvërlesvskit në Kuvend, pas miratimit të buxhetit

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 22:01
Marko Zvërlevski

Seanca për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski do të vazhdojë pasi të përfundojë seanca për rebalancin e buxhetit, caktuar për të martën. Sipas rregullores, debati në seancë plenare mbi rishikimin e buxhetit nuk mund të zgjasë më shumë se pesë ditë. Megjithatë ishte paraparë që nga 8 gushti, deputetët të marrin pushimin vjetor të parashikuar me rregullore. Nënkryetari i LSDM-së Blagoj Boçvarski thotë se pa shkarkimin e Zvërlevskit, deputet e shumicës parlamentare nuk do të shkojnë në pushim vjetor.

 Ajo që është e qartë është se të martën do fillojë séanca për rebalancin e buxhetit e cila do të zgjasë pesë ditë , presim që menjëherë të caktohet seancë për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvrlevski. Qëndrim i grupit parlamentar të LSDM-së, është se ne si shumicë parlamentare nuk do të pranojmë që të shfrytëzojmë pushim vjetor, nuk do e shfrytëzojmë atë pushim të cilin e kemi të garantuar me ligj, derisa nuk do të bëhet ndryshimi i Prokurorit Publik Zvrlevski, d.m.th. derisa të mos fillojë procedura për zgjedhje të prokurorit të ri Publik- tha Blagoj Bocvarski, nënkryetar I LSDM-së.

Të pyetur nga Alsat se cili është qëndrimi i tyre lidhur me vazhdimin e seancës për skarkimin e Zvrlevskit, nga VMRO-DPMNE përmes telefonit u përgjigjën se për to më e rëndësishme se seanca për Zvërlevskin është futja në rend dite çështja e deponisë së Strugës.

“Si opozitë, për ne më me rëndësi është çështja e deponisë së Strugës. Përse Qeveria deri më tani nuk ka hap debat lidhur me pikat tona si opozitë për këtë çështje? Sa i përket seancës për shkarkimin e Zvërlevskit, ajo nuk është më e rëndësishme se shëndeti i qytetarëve i cili po dëmtohet nga deponia e Strugës”, thanë nga VMRO-DPMNE.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në përfundim të seancave paraprake gjatë ditës së premte, njoftoi se Kuvendi do të punojë edhe në fundjave ku në rend dite ishte Prokurori Publik. Megjithatë Alsat mëson se në koordinim, grupet parlamentare nuk kanë arritur të merren vesh për caktimin e një seancë gjatë të shtunës që lamë pas dhe as gjatë të dielës. Në rast se deputetët marrin pushimin vjetor më 8 gusht, ashtu siç është njoftuar, nuk përjashtohet mundësia që pika për shkarkimin e Zvërlevskit të mos vijë në rend dite para zgjedhjeve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat