Trajnim i përbashkët mes ARM-së dhe forcave amerikane

Maqedonia

Trajnim i përbashkët mes ARM-së dhe forcave amerikane

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 08:37
ARM

Në poligonin ushtarak “Krivokllak”, sot do të mbahen ditë të hapura për funksionarë të lartë të shtetit në trajnimin “Dragoon Guardian 17”.

Në këtë ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit Zoran Zaev, ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, komandantit të shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Metodija Veliçkovski, ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, ministrave tjerë në Qeverinë e Maqedonisë dhe përfaqësues tjerë të NATO-s.

Qëllimi i këtij trajnimi është përmirësimi i ndërveprimit të ARM-së me standardet e NATO-s, përforcimi i partneritetit me SHBA-të, si dhe demostrimi i forcave të armatosura të dy ushtrive.

Në kuadër të këtij trajnimi i cili ka filluar të premten në Kumanovë, janë organizuar prezantim të disa makinave ushtarake të SHBA-ve në Shkup, Shtip dhe Veles.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat