Gazetarët polak do ta promovojnë Maqedoninë si destinacion turisitk

Maqedonia

Gazetarët polak do ta promovojnë Maqedoninë si destinacion turisitk

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 12:31
Pesë gazetarët polakë

Pesë gazetarë polakë qëndruan në Maqedoni me qëllim që t'i shijojnë bukuritë e vendit dhe ta promovojnë si destinacion turistik mes turistëve nga Polonia.

"Duke e implementuar aktivitetin paraprak të suksesshëm me blogerët turq për promovimin e Maqedonisë mes qytetarëve, ndërmorëm nismë të ngjashme me qëllim ta promovojmë Maqedoninë si destinacion interesant turistik mes agjencive turistike dhe operatorëve nga Polonia, si dhe vetë udhëtarët nga ky vend. Prej 17 deri 22 korrik pesë gazetarë nga Polonia, prej mediave prestigjioze të shtypit dhe online e vizituan Maqedoninë, konkretisht Shkupin dhe rajonin e Shkupit (kanionin Matkë, verari) Liqenin e Ohrit dhe rajonin e Manastiri , duke i shijuar bukuritë e vendit dhe trashëgimin e saj kulturore historike. Presim ky aktivitetet të kontribuojë për kërkesë më të lartë të fluturimeve nga Polonia drejtë Ohrit", deklaroi Alper Ersoj , drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat