Bujar Osmani e informoi Gjorgje Ivanovin për “Planin 3-6-9?

Maqedonia

Bujar Osmani e informoi Gjorgje Ivanovin për “Planin 3-6-9?

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 16:39
Pamje nga takimi

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot e pranoi për takim zëvendësministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmanin.

Siç deklaruan nga Kabineti i Ivanovit, në takim Osmani e ka informuar kryetarin Ivanov për “Planin 3-6-9”, ku janë propozim reformat që dalin nga programi për punën e Qeverisë 2017-2020.

Në takim, Ivanov ka kërkuar zgjidhjet të reformave të Sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes të jenë në përputhje me detyrimet kushtetuese të Këshillit për siguri të Republikës së Maqedonisë, ndërsa për kërcënimin e migracionit ilegal, Ivanov ka kërkuar të vendoset në përputhje me procedurën e ngritur në ligjin për menaxhimin e krizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat