Zaev: Ushtarët e Maqedonisë e hapin rrugën e vendit në NATO

Maqedonia

Zaev: Ushtarët e Maqedonisë e hapin rrugën e vendit në NATO

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 16:45
Pamje nga takimi

Ushtarët e Maqedonisë e hapin rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm të vendit në NATO, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në poligonin e armatës Krivollak, në kuadër të ditës për mysafirë të lartë të stërvitjes “Dragoon Guardian 17″.

“Me të vërtetë është kënaqësi e madhe kur do të shihni se armata jonë të marrë pjesë me armatën e SHBA-së në aktivitete stërvitore të cilët me të vërtetë implementohen kudo në botë, ku ushtarët tanë së bashku me ushtarët e SHBA-së dhe ushtarët nga vendet e BE-së kujdesen për paqen e përgjithshme në botë dhe ruajnë diçka kaq të çmueshme e cila quhet liri”, theksoi kryeministri.

Zaev tha se për të paraqet kënaqësi e veçantë që ushtarët e ARM-së duke marrë pjesë në stërvitjet e hapin edhe rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO.

Në Krivollak, siç tha kryeministri, në të ardhmen mund të zhvillohet infrastrukturë për trajnim të ushtarëve nga Maqedonia të cilët marrin pjesë nëpër misione.

“Për këtë arsye së bashku me Parlamentin mendon për avancim të buxhetit të përgjithshëm të armatës tonë e cila edhe atë sa shumë e rëndësishme është për ne, por edhe për gatishmërinë tonë të përgjithshme në misionet dhe misionet paqësore të cilat armata kudo i mban në botë”, shtoi zëvendëskryeministri Zaev.

Ajo që mund të shihet sot në Krivollak në dy llojet e aktiviteteve stërvitore, Zaev tha se e bën krenar që kemi një armatë të këtillë e cila së bashku krah për krah mund të përballet me profesionalistët e armatës së SHBA-së.

zaev shprehu kënaqësi që stërvitja po ndodh para vizitës së nënpresidentit të SHBA-së Majk pens në rajon.

“Kjo vetëm konfirmon se sa jemi të përkushtuar drejt integrimeve në NATO. Unë do ta shfrytëzojë rastin që sigurisht me nënpresidentin të bisedojë për planet tona të ardhshme, por të vazhdojë ta kërkojë mbështetjen nga SHBA-ja, si dhe nga vendet tjera anëtare të NATO-s me të vërtetë përfundimisht Republika e Maqedonisë ta bëjë këtë hap të shumëpritur – anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO”, tha kryeministri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Ai potencoi se të gjithë në botë e dinë se Maqedonia dëshiron të bashkëpunojë me të gjithë vendet, por vendi ynë është anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe Bashkimin Evropian. “Të mos ketë dilema, këto aktivitete stërvitore dërgojnë mesazh shumë të vlefshëm ndërsa ai është mesazh i bashkëpunimit në sigurimin e paqes së përgjithshme në botë dhe lirisë për të gjithë qytetarët në botë”, theksoi kryeministri Zaev.

Sipas ambasadorit të SHBA-së Xhes Bejli kjo stërvitje e tregon partneritetin ushtarak në një aksion ku ushtarët nga Amerika dhe Maqedonia punojnë në stërvitje specifike ushtarake.

“Kjo dëshmon se ushtarët e tanë përveç për aksion janë të gatshëm edhe për aksione humanitare. Kjo stërvitje nuk filloi nga këtu nga Krivollaku. Me një sërë të trajnimeve filloi në Gjermani ku e bënin të njëjtën edhe këtu, pastaj në Rumani, Bullgari dhe Maqedoni. Ky është një proces i gjatë, por kjo është ajo për çka punojnë partneritetet tona ushtarake. Ky lloj i aktiviteteve mund të ndihmojnë të avancohen aspiratat e Maqedonisë për inkuadrim në NATO”, tha Bejli.

Stërvitja filloi në datën 28 të këtij muaji dhe do të zgjasë deri më 10 gusht. Gjatë ditës së sotme kishte demonstrim të aktiviteteve, ndërsa qëllimi është përpunimi i shtegut për fluturim-aterim i poligonit. Marrin pjesë 300 pjesëtarë të forcave ushtarake të SHBA-së dhe 95 pjesëtarë të ARM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat